kontakto | gjuha/kieli:
Ballina > Projekti URA

Projekti "URA" - (tashmë i përfunduar)

Projekti "URA"

Shoqata Shqiptare Bashkimi në Turku, nga viti 2001 duke pasur parasysh rëndësin e integrimit në shoqerinë finlandeze, në bashkëpunim me Zyren e punën në turku, për herë të parë në turku dhe finlandë organizoj mbajtjen e kurseve për kërkim pune në gjuhën shqipe. Ishte kjo veprimtari e cila u përkrah nga punëkërkuesit shqiptarë si dhe nga zyra për punë në turku. Përkrahje dhanë edhe institusionet e tjera të cilat ndihmuan realizimin. Rezultatet ishin të mira. Mbajtja e kurseve për kërkim pune, pastaj vazhdoj cdo vit dhe deri më tani u mbajten dhjet kurse me mbi 120 vijues. Të gjitha kurset u mbajten në bashkëpunim me zyren e punës dhe Qendrën e Fuqisë Puntore në Turku. Pas mbajtejes së kurseve të para për kërkim pune në vitin 2001 dhe rezultateve të arritura, rëndësin e punës për integrimin e bashkëatdhetarve në shoqerin finlandeze në turku me rrethin, si dhe resurseve me të cilat posedonte, shoqata shqiptare bashkimi nga gushti i vitit 2002 fitoj Projektin URA nga TE-Keskusi (Qendra e Fuqis Puntore dhe Zhvillimore).

Synimi i Projektit URA është punsimi, motivimi, shkollimi dhe bashkëpunimi. Ndihmë punëkërkuesve të të gjitha moshave për punsim. Motivimin e punëkërkuesve për punë. Gjetjen e mundësimve për forma të ndryshme punsimi, organizimin e shkollimeve – kurseve për njohjen e procesit të kërkimit të punës, marrja e njohurive për jetën dhe kulturen e punës në Finland. Përmes projektit URA shoqata shqiptare bashkimi ka bashkepunim me zyret e punës në Turku, Raisio dhe Salo, Qendrën e Fuqis Punëtore në Turku, Institutin e profesioneve në Turku, qendrën e shkollimit pvr  të rritur në Turku, Timalin në Raisio, Komunën në Turku, Shoqatvn Yhdessa-Yhdistys si dhe shumë EU-Projekte.

Format e veprimit në Projektin URA janë:

  • Kshillime dhe udhëzime në gjuhën amtare, për çështje punsimi, shkollimi, njohuri nga jeta dhe kultura e punës, si dhe shoqëria Finlandeze.
  • Ditët informative, ku ligjerues nga bashkësia Finlandeze flasin për shkollime, punsim, si dhe njohuri për integrim në jetën Finlandeze.
  • Veprimtaria informative me programe në radio. Në kuadër të veprimtaris të Projektit URA, mbahen edhe dy programme në Radiorobinhood në Turku në gjuhën shqipe. Programi "Zëri i Vendlindjes", qdo të hënë nga ora 16:30 deri ne 17, si dhe programi “Përshëndetje dhe Urime”, qdo të dielë nga 17 deri në 18 në valet FM 91,5mhz si dhe transmetim kabllovik 93,9mhz, këto programme mundë të dëgjohen edhe përmes kësaj faqje interneti. Për përmbajtejen e programeve, më tepër informacione "Programet në Radio".

Veprimtarin e vetë informative projekti URA e zhvillon edhe në këtë faqe interneti, si dhe dhomën e aktiviteteve – klubin e shoqates nv Pormestarinkatu 12 në Turku. Shoqata Bashkimi ka në përdorim edhe programet satelitore, ku anëtarët dhe bashkeatdhetarët mund të njihen me të rejat nga vendlindja.
Puna dhe veprimtaria e mirë në projektin URA nga gushti 2002 e deri këtë vit, realizoj edhe projektin tjetër nga TE-Keskusi (Qendra e Fuqisë Punëtore dhe Zhvillimore) nga maji 2005 Projektin "JETA", i cili në veqanti mirret me të rinjet nga mosha 17-25 vjec, si dhe punëkërkuesit mbi 45 vjec të cilët janv një kohë të gjatë pa punë.

Drejtues i projektit URA është:
Selim Selimi
Shoqata Shqiptare "Bashkimi"
Pormestarinkatu 12, 20750 Turku
Tel: 0400 684 257
www.bashkimi-ry.fi