Ekspozita
EKSPOZITA E PIKTURAVE DHE KUIZI I DITURISË
| 15.04.2009 - informim
Në organizim të Këshillit për kulturë në Shoqatën Shqiptare ”Bashkimi” dhe Shkollës shqipe/mësimit amtarë/në Turku të Finlandës, më 4 prill 2009, u mbajt Ekspozita e pikturave dhe Kuizi i diturisë. Me këtë rast në Lokalet e Shoqatës ”Bashkimi” në adresën Suurpäänkatu 47 D 25 në lagjën Varissuo në Ekspozitën e pikturave moren pjesë me pikturat e tyre 14 nxënës ( Arlinda Popova, Leufat Abdullahu, Arbnora Tahiri, Qendresa Tërnava, Egzona Sahiti, Kushtrime Beka, Blerta Sadiku, Albina Shkreta ,Erjona Ahmeti, Mirjeta Hiseni, Majlinda Pllana, Adrian Sadiku, Avdyl Fazlija dhe Elmira Muzaqi) me 41 piktura.
Juria në përbërje Nexhmi Salihu, Selim Selimi dhe Daut Gërxhaliu pas shikimit të pikturave të vendosura në ekspozitë vlerësoi dhe zgjodhi tri punimet më të mira për tri vendet e para. Këshilli i kulturës i SHSH ”Bashkimi ” në Turku shpërbleu me nga një libër:
1. Albina Shkretën për vendin e parë
2. Qendresa Tërnavën për vendin e dytë dhe
3. Elmira Muzaqin për vendin e tretë
Si zakonisht me ca dhurata modeste u shpërblyen edhe të gjithë pjesëmarrësit në kuizin e diturisë dhe ata të ekspozitës së pikturave,
Në kuizin e diturisë juria në përbërje të njejtë shpërbleu me nga një libër:
1. Fjona Ahmetin për vendin e parë
2. Elfije Vocën për vendin e dytë dhe
3. Kaltrina Bekën për vendin e tretë
Pjesëmarësit e kuizit të diturisë dhe ekspozitës së pikturave u sherbyen me pije freskuese nga Shoqata ”Bashkimi”.