kontakto | gjuha/kieli:
Ballina > Projekti Synimi

Projekti "Synimi"

Veprimtaria e projektit Synimi

Shoqata Shqiptare Bashkimi në Turku të Finlandës për herë të parë nga 1 Marsi 2007 ka marr ndihmë financiare nga RAY për projektin Synimi.

Veprimtaria e projektit Synimi bazohet në gjetjen dhe zhvillimin e formave të veprimit për mbështetjen dhe aktivizimin e grupmoshave emigrante-shqiptare, të cilat konsiderohen  se kanë mbetur mbrapa në aspektin e integrimit në shoqërin Finlandeze. Synimet e projektit në veqanti janë mbështetja dhe ndihma grupmoshës më në moshë, për mirëqenjen dhe mirëvajtjen sociale si  dhe marrjen e njohurive për bashkësin ku jeton.Të rinjëve tu ndihmohet në aktivizimin e tyre  si antarë të shoqërisë Finlandeze.Për këtë grupmoshë projekti Synimi synon të gjejë forma veprimi lidhëse me shoqërinë dhe pëkrahje për të mësuar dhe punësuar.

Projekti u dedikohet shqiptarëve me banim në Turku me rrethinë (ku gjithsejtë janë afro 1300).

  • Grupmoshat e veqanta në veprimtarinë e këtij projekti janë personat mbi 45 vjec të cilët nuk posedojnë shkollim apo edhe përvoje pune nga vendlindja dhe në Finlandë. Mundësit e punësimit të kësaj grupmoshe janë të vogla apo edhe të pamundura. Ata kryesisht kanë familje dhe njohurit e tyre për bashkësinë Finlandeze nuk mjaftojn.
  • Grupmosha tjetër e veqantë në këtë veprimtari janë të rinjët nga mosha 17 deri në 25 vjec të cilët nuk posedojnë shkollim të mjaftueshëm as vendë pune dhe të cilët në një mënyrë janë pak larg nga bashkësia  ku jetojnë.

Drejtuese e projektit Synimi është:
Kaisu Luotoniemi
Suurpäänkatu 47 D 25 , 20610 Turku
Mund të kontaktoni në tel.040-7409990
e-mail:kaisu@bashkimi-ry.fi
www.bashkimi-ry.fi