kontakto | gjuha/kieli:
Ballina > Projektet

Projektet

Shoqata Shqiptare Bashkimi në Turku, u themelua më 13 mars 1998, në iniciativë dhe kërkesë të vetë bashkatdhetarëve. Qëllim primar ishte ruajtja e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtarë të bashkatdhetarëve me banim në Turku me rrethinë. Që nga fillimi i punës, Shoqata Shqiptare "Bashkimi" kishte veprimtari kulturore, informative, sportive dhe humanitare. Nga themelimi e deri më sot në organizim të Shoqatës "Bashkimi" u bë shënimi dhe manifestimi i të gjitha datave historike dhe fetare, u organizuan shumë mbrëmje rinore dhe shoqërore. Duhet theksuar se në tërë këtë veprimtari rol të veqantë pati grupi muzikor "Kosovarët" i cili ishte edhe bartës kryesor i jetës kulturore. Këtu  duhet theksuar edhe aktivitetin dhe kontributin e madh të nxënësve shqiptarë dhe arsimtarëve të tyre.

Në lëminë e informimit, në fillim ishin intervista në gazeta dhe mjete tjera të informimit në finlandisht. Bashkatdhetarët nga ky vend aktivisht moren pjesë në të gjitha protestat që u mbajten në përkrahje vendlindjes. Forma tjera informimi ishin ato të tubimeve me antarë dhe bashkatdhetarë. Fillimi i programit "Zëri i Vendlindjes" në valet e Radio Robin Hood nga viti 2000 ishte ngjarje me rëndësi për bashkatdhetarët në Turku me rrethinë. Kjo veprimtari filloj në kuadër të Këshillit të informimit në Shoqatën Shqiptare "Bashkimi". Në program trajtoheshin tema nga vendlindja, jeta dhe aktiviteti i bashkatdhetarëve si dhe shoqëria finlandeze.
Me fillimin e punës në  Klubin e Shoqatës "Bashkimi" në Pormestarinkatu 12 në Tukru, lëmia e informimit fitoj edhe një formë tjetër të mirë informimi dhe takimi të bashkatdhetarëve. Ata tani e në vazhdim kishin mundësi takimi, shoqërimi, bidese e shkëmbim mendimi dhe përvoje për jeten, punën dhe aktivitetin e punës. Klubi gradualisht u pajis me të gjitha mjetet e nevojshme. Antarët e shoqatës dhe bashkatdhetarët   këtu mundë të çëndorojnë nga e mërkura deri të dielën nga ora 17,00 deri 22,00. Klubi është i pajisur me kompjuter, rrjet interneti si dhe program satelitor.

Në vitin 2000 në kuadër të lëmisë së informimit Shoqata Shqiptare "Bashkimi" nxori edhe katër numra të revistës "Bashkimi".

Nga viti 2003 në valët e Radio Robin Hood në Turku ka filluar edhe programi "Përshëndetje dhe Urime" poashtu në valët FM 91,5Mhz si dhe transmetim kabllovik 93,9Mhz. Kështu u realizua edhe një dëshirë e dëgjuesve.

Aktivitet me rëndësi në Shoqatën “Bashkimi” ishte edhe sporti. Që nga themelimi i Shoqatës e deri më sot përherë aktiviteti sportiv u zhvillua në salla, si dhe fusha sportive. Në fillim aktivitet kishte në basket dhe futboll. Gjithëherë Shoqata “Bashkimi” mori pjesë në turnire me ekipin “Kosova”, në fillim si pjesëmarse, e më vonë si organizatore e turnireve në mesin e grupit tonë dhe më vonë edhe e turnireve shumënacionale në Turku. Ekipi “Kosova” padyshim ishte gjithëherë më i suksesëshmi.

Shoqata Shqiptare "Bashkimi" në vitin 2003 themeloi Klubin e shahut "Bashkimi" i cili tani bënë gara në divisionin e dytë. Këtë vit u themelua edhe një ekip i ri i shahut cili tani garon në divisionin e tretë. Për kënaqësinë e adhuruesve të futbollit, këtë vit Shoqata "Bashkimi" themeloi dhe regjistroj zyrtarisht klubin futbollistik "Kosova" në futboll të vogël i cili filloj garat me sukses në divisionin e tretë.

Shoqata "Bashkimi" në vitin 2001 filloj edhe veprimtari në integrimin e antarëve dhe bashkatdhetarëve në shoqërin finlandeze. Fillimisht me organizimin e kuresve për kërkim pune në gjuhën shqipe, si lloj i parë në Turku dhe Finlandë. Nga suksesi i kësaj pune nga gushti 2002 Shoqata fitoj edhe projektin URA, i cili kishte për qëllim ndihmën për punësim dhe integrim në shoqërin finlandeze. Nga puna e mirë në këtë projekt, Shoqata realizoj nga maji 2005 edhe Projektin JETA, i cili u dedikohet të rinjëve dhe atyre gjatë pa punë. Kështu që u krijuan kushte për punësimin e 18 vetave në forma të ndryshme në Shoqatën "Bashkimi" në vitin 2005.
Shoqata tani e në vazhdim  çdo vit ka finansim edhe nga Ministria dhe administrata arsimore e Finlandës për aktivitet në kulturë, informim dhe shkollim. Finansime të tjera mirren edhe nga niveli komunal.
Shoqata Shqiptare "Bashkimi" ka organizuar në shtator të vitit 2003 një tubim të bashkatdhetarëve nga shumë pjesë të Finlandës. Në këtë tubim ka filluar një iniciativ për organizim më të mirë të shqiptarëve dhe bashkatdhetarëve e shoqatave në Finlandë.
Shoqata Shqiptare "Bashkimi" ka edhe Forumin e gruas i cili tubohet cdo të martë në lokalet e Shoqatës në lagjën Varissuo. Shoqata posedon lokale pune dhe aktiviteti të mjaftueshëm në lagjën Llauste dhe Varissuo. Në klubin e Shoqatës në lagjën Llauste Shoqata posedon edhe bibliotekën e vetë me mbi 200 tituj.

Shoqates Shqiptare "Bashkimi" nuk i ka munguar veprimtaria humanitare nga themelimi i saj. Kujtohen grumbullimet e ndihmave në ushqim, veshëmbathje dhe mjete finansiare për vendlindje  në bashkëpunim me kryqin e kuq ndërkombtarë. Aktiviteti në procesin e "3%", "Vendlindja thërret"… Anëtarët e Shoqatës "Bashkimi" dhe bashkatdhetarët nga ky vend janë solidarizuar gjithmonë në raste të ndryshme me bashkatdhetarët në tërë Finlandën. Në vitin 2003 antarët e Shoqatës grumbulluan 3 mijë euro dhe u ndanë familjeve në varvëri të skajshme në Kosovë. Një cështje me rëndësi që kjo Shoqatë bëri, është themelimi i Fondit humanitar për transportimin e kufomave në vendlindje. Fondi tani ka mbi 570 antarë, dhe të gjitha rastet deri më tani i ka realizuar si duhet. Anëtarsimi në këtë fond është në rritje.

Me Shoqatën Shqiptare "Bashkimi" mund të kontaktoni.

Kryesia e Shoqatës
Tel: +358 50 5233 812
e.mail: bashkimi@bashkimi-ry.fi
web: www.bashkimi-ry.fi

Kryetarët e Shoqatës Shqiptare "Bashkimi":

Nysret Beka ……1998-99
Nexhmi Salihu……2000
Selim Selimi………2001-03
Nazif Beqiri………2004
Nexhmi Salihu……2004-05
Arif Bulliqi………2005
Mexhit Sadiku……2006-2007
Nexhmi Salihu……2008-2009