kontakto | gjuha/kieli:
Ballina > Shqiptarët e diaspores, pjesë e pandashme nga trangu i atdheut

Shqiptarët e diaspores, pjesë e pandashme nga trangu i atdheut

Nuk dua të spekuloj me numrin e shqiptarëve në diasporë, ngase do të gaboja nëse shkruaj ndonjë shifër. Asnjëherë, organet kompetente nuk kanë dalë me numrin e saktë, apo të pvrafërt të shqiptarëve që jetojnë jashtë trojeve të tyre. Këtë punë e vështerson edhe më shumë numri i arbërshëve në Itali dhe numri i shqiptarëve në Turqi, pvr të cilët është shumë vështirë të thuhet sa janë, për shkak se asimilimi ka trokitur qysh moti në derën e tyre.
Megjithatë, mund të thuhet se numri i shqiptarvve në diasporë është mjaftë i madh, mesiguri më i madhi i shteteve europiane, nëse llogarisim në përqindje nga numri i përgjithshëm i tyre që jetonë në vendlindje.
Pra, kur kemi parasysh këtë numër kaq të madh të shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut të tyre, kurrsesi nuk mund t’i ikim pyetjes; Se cfarë mund tv bvjnë këta njerëz për vendin e tyre?
Këtu, do të ndalesha sidomos në pyetjen; Se cfarë mund të bëjnë për Kosovën, si cështja më e dhembshme për të gjithë shqiptarët?!
Gjatë historisë, jemi dëshmitarë, se figurat më të ndritura të kombit vepruan për cështjen kombëtare nga jashtë. Këtu duhet cekur sidomos rolin e shumë Rilindasëve, te cilët tërë veprimtarinë e tyre patriotike e zhvilluan përmes Shoqatave të ndryshme, që funksiononin jashtë Shqipërisë.
Poashtu, edhe në historinë tonë më tëre, kemi organizimin dhe veprimtarinë e shumë aktivistëve, që mundin, djersën dhe jetën, për cështjen e shenjtë kombëtare e zhvilluan larg atdheut.
Me punën  e tyre, ata ndërkombëtarizuan cështjen e pazgjidhur shqiptare në Ballkan, duke qenë digë kryesore e proceseve që do të zhvillohen më vonë. Nuk dua të përmend emra, ngase ata janë të shumtë e ndoshta dikujt mund t’i hyjë në hak, por mund të themi lirshëm se puna dhe veprimtaria e tyre qoftë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qoftë në shtetet perëndimore të Europës i hapën Kosovës rrugën njëkahëshe drejtë pavarësisë.
Organizimi i shqiptarëve në diasporë, për të sensibilizuar mendjen e fuqive të mëdha perëndimore, përmes kontakteve me personalitetet më të njohura të politikës botërore, organizimit të protestave kundër dhunës së egër shoviniste sërbe, që nuk zgjedhte mjetë për të shfarosv një popull të tërë, si dhe me mbledhjen e mjeteve financiare sa herë që e kërkonte nevoja, dëshmuan se ata edhe pse jetojnë fizikisht jashtë atdheut, atdheun e bartnin me vete në zemër.
Për të vërtetuar se atdheu, është mbi të gjitha, shqiptarët e diasporës nuk kursyen mundin dhe djersvn e tyre, për ta ndihmuar materialisht luftën e drejtë për liri, që zhvillohej në tokën atërore kundër pushtuesve sllav. Shumica prej tyre u kthyen në atdhe dhe iu bashkuan radhëve tv Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, duke lënë metropolet e Europvs, duke lënë familjet dhe vendet e tyre të punës me një qëllim të vetëm: Për të vdekur për Kosovë!
Shumë prej tyre u bënë lajmëtarë të lirisë. Gjaku i tyre i derdhur krijoj themelet e shtetit të Kosovës.
Ata me veprën e tyre heroike shruan historinë më madhështore tv popullit shqiptar. Ata nuk vdiqën, vetëm se u kthyen në dheun e tyre tv shtrenjtë, duke u shëndrruar në lapidarë heronjësh.
Lum dheu i Kosovës që i ka pranë!
Megjithë, sakrificën e tyre madhore, për cështjen e shenjtë që quhet liri dhe shtet, ata edhe më tutje ndjehen se ende kanë obligime të mëdha për vendin e tyre; sidomos, kur kihet parasysh gjendja ekonomike, numri i madh i papunësisë, gjendja e rëndë e në shëndetësi, plagët që ende pikojnë gjak nga lufta, si dhe pozitën e vështirë të atyre që humbën më të dashurit e vet.
Shqiptarët e diasporës vazhdojnë akoma aktivitetin diplomatik, ndihmojnë familjet e tyre në Kosovë e gjithkund tjetër në trojet shqiptare, janë të gatshëm pvr ndihma humanitare, që t’u dilet në ndihmv atyre qv kanv kushte të papërballueshme ekonomike, organizohen ndihma në forma tv ndryshme për të ndihmuar të sëmuarit që kanë nevojv për shvrim jashtë shtetit, janë të gatshëm për investime që do të zhvillonin ekonominë e vendit dhe do të mundësonin hapjen e vendeve të lira tv punës. Poashtu, janë të gatshëm qv përvojen dhe dijen e tyre të marrë gjatë shkollimit në vende të ndryshme perëndimore, ta aprovojnë edhe në Kosovë, sidomos tani, kur Kosova ka më së shumti nevojë për zhvillimin e sistemit ligjor dhe demokratik, si hap i parë drejtë integrimit nv Bashkësinë europiane.
Shqiptarët, qv jetojnë jashtë shtetit të tyre, janë gjithmonë pjesë e pandarë nga trungu i atdheut.
Prandaj, janë gjithmonë të gatshëm që vendit t’i dilet ne ndihmë, ngase besojnë fuqishëm se borxhi ndaj ATDHEUT nuk paguhet kurrë.

Megim Shpati