kontakto | gjuha/kieli:
ballina > Shqiptarët në Finlandë

Shqiptarët në Finlandë

Fillimi

Mergata shqiptare në Finlandë, në krahasim me shumë shtete të ndryshme si p.sh. SHBA, Gjermani, Zvicër, Austri, Suedi e shumë vende të tjera është e re. Në Finlandë, shqiptarët filluan të mërgojne në fillim të viteve të 90-ta, si azilkërkues, për shkak të represionit shtëtëror serb, ndaj shqiptarëve të Kosovës, edhe pse një numer i vogël i shqiptarëve kishte arritur, në këtë vend skandinavik edhe më herët, për arsye të tjera. Dhuna, terrori dhe persekutimet barbareske të soldateskes sllavo-sërbe, ndaj shqiptarëve vazhdoi egvrsisht gjatë gjithë dekadës së fundit të shekullit të kaluar dhe si rrjedhoje e kësaj barbarie mesjetare në zemër të Europvs, kemi shpernguljen më dhune, të qindra-mijera shqiptarëve nga trojet e tyre atërore, për në vende të ndryshme përendimore, prej nga kërkonin shpetimin. Një numër i te shpërngulerve u vendos edhe në Finlandë.

Edhe pse numri i shqitarëve në Finlandë, gjate viteve të 90-ta të shekullit te kaluar, shtohej prej viti në vit, megjithatë numri i tyre, mbetet shumë më i vogël sesa në shumë vende të tjera perendimore.
Në bazë të statistikave të fundit , numri i shqiptarëve në Finlandë është përafersisht rreth 5000 vetë, pjesa më e madhe e tyre janë nga Kosova.

Organizimi

Rethanat, që i detyruan shqiptarët, të largohen prej vatrave të tyra shekullore, ndarja nga më të dashurit e tyre dhe ballafaqimi me një kulturë dhe vend të panjohur, ishin faktoret kryesorë që vështërsonin gjendjen shpirtërore të tyre. Këtij faktori, duhet ti shtohet edhe konfiguracioni gjeografik i Finlandës. Shqiptarët në fillim, ishin të shpërndare nvpër qytete të ndryshme, në distanca të largëta njëri prej tjetrit, cka veshtersonte dukshëm komunikimin, në mes tyre. Të gjitha këto rrethana, fillimin e bënin më të vështire dhe të pashprese në dhe te huaj. Vështërsite dhe vuajtjet i shtonte edhe më shumë, gjendja e rëndë në vendlindje. Kosova gjendej nën okupimin klasik nga pushteti okupues policoro-ushtarak i Sërbisë. Gjendja e sigurisë si dhe ajo ekonomike e familjareve të mbetur, nën pushtim ishte alarmante. Komunikimi me atdheun, në formë institucionale ishte i pamundur, ngase të gjitha institucionet ishin okupuar prej pushtuesve sërbe. Shqiptarët dhunshem ishin larguar nga këto institucione dhe tani ato, vepronin nën kontrollin e rreptë, ushtarak dhe policor të okupatorit. Megjithë, këto pengesa të panumërta, shqiptarët në Finlandë fillojnë të organizohen, në forma dhe mënyra të ndryshme. Duke, pasur kontakte me diasporën shqiptare në Europë, në Finlandë u formua nëndega e LDK-së si lëvizja kombëtare, që tubonte rreth vetës pjesën më të madhe të shqiptarëve në mergim. Ndihmesë dhe shtytje e madhe e organizimit ishin edhe kontaktet, me Qevërine e Kosovës në ekzil. Si rezultat të këtyre kontakteve, kemi edhe fillimin e aksionit me obligim qytetar, për mbledhjen e ndihmave materiale, dedikuar Kosovës në formën e 3% nga të ardhurat mujore. Ky aksion në Finlandë, ishte një nga më të suksesshmit në Europë, duke iu falenderuar punës së palodhshme të shumë bashkatdhetarëve. Por, për suksesin e arritur, më meritorët ishin ata që kryen këtë obligim qytetar e numri i tyre ishte vërtet i madh. Organizimi në sherbim të atdheut bëhej edhe në forma të tjera. Nje formë, shumë e suksësshme, ishte edhe kontakti me figurat mv eminente të politikvs finlandeze, me qellim të sensibilizimit dhe ndërkombtarizimit të problemit të Kosovës, ngase nv atë kohë në mediat dhe gazetat finlandeze flitej e shkruhej, vetvm për gjendjen në Kroaci dhe në Bosnje e Hercegovinë. Ishte me interes jetik, organizimi i protestave, jo vetem në Finlandë, por, gjithandej ku kishte shqiptarë, për të njoftuar opinionin demokratik botëror, për katrahuren që përjetonte populli shqiptar në fund të shekullit njezët.

Mënyre tjetër e organizimit dhe aktivitetit të bashkatdhetarëve, ishte edhe mbledhja e ndihmave humanitare, dedikuar minatorëve të Kosovës, arsimtarëve shqiptarë që ishin privuar nga e drejta e tyre për pagë dhe ndihmat e mbledhura për skamnorë.

Me ndryshimin e gjendjës dhe zhvillimeve në Kosovv, në një mënyrë ndryshon edhe forma e organizimit të shqiptarëve në Finlandë. Me daljen, madheshtore në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kërkesat për bashkim kombetar në rrugën e shenjtë të clirimit sa vinin e shtoheshin.

Edhe kësaj herë, si shumë herave të tjera, shqiptarët nga të katër anët e botës ishin të gatshëm, për të mos kursyer gjakun dhe djersën e tyre, për clirimin e Kosovës prej hordhive sllavo-barbaro-cetnike.

Me këtë formë të organizimit, mërgata shqiptare e Finlandës jo vetem që financoi fondin "Vendlindja thërret" por, një numer i bashkatdhetarëve iu bashangjite epopesë së lavdishme dhe flamurit clirimtar të UÇK-së.

Identiteti dhe integriteti

Përvec preokupimit, për gjendjën në Kosovë dhe në të gjitha trojet shqiptare, shqiptarët e Finlandës i preokupon edhe një cështje tjetër mjaftë madhore me rëndesi kombetare: ruajtja e identitetit kombëtar. Qysh prej fillimit, detyrë primare e arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë, gjatë punës me fëmijë dhe të rinj ishte dhe mbeti gjithmonë ruajtja e gjuhës dhe identitetit kombëtar. Prandaj, njohja e historisë, gjuhës, letërsise, kultures dhe traditës shqiptare është mjeti më i fortë kundër asimilimit.

Në Finlandë, është i organizuar mësimi plotsues në gjuhën amtare. Është fat i madh, që shumica absolute e fëmijeve shqiptarë e vijojnë me sukses mësimin, duke mësuar për rrënjet e të parëve dhe historinë e përgjakshme, por të lavdishme të popullit, të cilit i takojnë. Mënyre tjetër, mjaftë e suksesshme në forcimin e idntitetit dhe mbajtjen peshë të atdhedashurisë, është edhe forma e organizimit dhe kremtimit të manifestimeve, të ngjarjeve më të rëndesishme, nga historia e pasur shqiptare.

Është për të gëzuar fakti, që pas një pune dhe përkujdesje të tillë, sot me kerenari të vecantë fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë e flasin bukur dhe rrjedhshëm gjuhën shqipe, kudo që ndodhen; në shtëpi, në rrugë, në shoqëri. Poashtu, ata ndihen krenare për prejardhen dhe atdheun e tyre.

Sfidë, tjetër me të cilën ballafaqohen shqiptarët në Finlandë, është edhe integrimi në shoqerinë finlandeze. Duke u nisur nga fakti, se në fillim shqiptarët, kurrsesi nuk mund të pajtoheshin, me fatin e mërgimtrit, dhe duke jetuar më shpresën, se së shpejti do të këthehën në vendlindjen e tyre të dashur, procesi i integrimit në shoqerinë e re, në fillim ishte me plotë vështërësi dhe i ngadalesuar, ngase në radhë të parë mungonte vullneti dhe deshira, për të menduar se ata do të detyroheshin të jetonin, për një kohë të gjatë në këtë vend. Me kalimin e kohës, përkundër pengesave të ndryshme, ky proces edhe pse jo i lehtë, filloi të shkoi në rrugë të drejtë. Sot, kemi shqiptarë të cilët kanë studiuar dhe shumë të rinj që studiojnë në Universitetet më të njohura të Finlandës. Gëzon fakti, që në Finlandë ka mjekë, inxhinierë dhe ekspertë shqiptarë si p.sh. ne kompaninë më të njohur botërore të teknologjisë Nokia, si dhe shumë e shumë punetorë në vende tV ndryshme kyce të punës dhe shume biznismenë të suksesshëm. Të rinjtë shqiptarë në Finlandë kanë arritur suksese kulminante edhe në sport, sidomos në futboll. Emrat e tyre janë bërë të njohur, jo vetëm për futbollin e Finlandës, por, edhe për arenat e futbollit të Europës.

Shqiptarët në Finlandë, pas clirimit të Kosovës

Pas, përfundimit të luftës çëlirimtare të UÇK-së dhe aleatit të saj NATO-së dhe çlirimit të Kosovës, nga okupatori dhe pushtuesi sërb edhe shqiptarët në Finlandë e ndiejnë atë liri dhe çlirim. Vizitat dhe kontaktet me vendlindjen, janë më të shpeshta dhe mënyra e bashkpunimit në të gjitha sferat e jetës, është më e lehtë. Ky ndryshim rrënjësor, ka ndikuar që tani shqiptarët në Finlandë organizohen, përmes Shoqatave të ndryshme, e jo si më parë, përmes nëndegëve të partive politike. Roli i këtyre shoqatave, është mjaftë i madh për ruajtejen e identitetit dhe kulturës, përmes organizimit të manifestimeve kulturore, pasurimit më literaturë shqipe dhe formave të tjera. Shoqatat luajnë rol të rëndësishëm edhe për procesin e integrimit, përmes projekteve të ndryshme. Informacioni për shqiptarë, në kuadër të shoqatave ka një rëndësi të vecantë. Nëpër radiot lakale, dëgjohet fjala dhe kënga shqip, së paku dy hërë në javë. Rol tjetër i pakontestueshëm dhe majftë i rëndësishëm i shoqatave, është edhe paraqitja e kulturës dhe traditës shqiptare para opinionit finlandez. Përvec bashkpunimit me institucionet e Kosovës, shoqatat shqiptare në Finlandë, zhvillojnë kontakte dhe bashkepunim edhe me institucione dhe zyrtarë finlandëz. Zhvillimi i këtyre kontakteve ka rol të dyfishte, sidomos tani, kur procesi për zgjedhjen e statusit të Kosovës ka hyrë në fazen përfundimtare. Roli i Finlandës në këtë proces, është mjaftë i madh. Shqiptarët e Finlandës, me tërë qenien dhe mundesitë e tyre, dëshirojnë që të jenë pjesë dhe dige e këtij procesi vendimtar për Kosovën.

Mergim Shpati