kontakto | gjuha/kieli:
Ballina > Të bëshë jetë emigranti! Të jesh emigrant!

Të bëshë jetë emigranti! Të jesh emigrant!

Me një zë emigranti, gdhirje te vetmuara, si do nata ishte, mëngjesi është vetëm. Kudo ne jemi, kudo qëndrojmë, ne jemi krah pune ne jemi ata që ndërtojmë. Ne kemi ëndërra, një tullë=1km afër kthimit,1000 tulla një xhaketë për babanë,1.000.000 milion tulla ose ndoshta më shumë ëndërrat e tua të ngritura me punë, buzëqeshje e Nënës, premtimi i  të dashurës që nesër do të jetë  shoqja e jetës.
Ne jemi emigrantë, ne jemi ëndërra e jetës. E dhimbshme është të jesh emigrant ,të jesh larg e ti thuash bukës ndryshe të pish ujë ndryshe. Zemra e emigrantit mban lumenj të shfrytëzimit, kapërdinë dete të tërë poshtrimi e të gjithë lumenjt e detet janë të pa përfillshëm në oqeanin e pafund të zemres tonë, zemër që bënë lumenjt të duken si  rekë, zemër që bënë detet të duken si pellgje uji, zemër që oqeanin e punës tonë e kthen në burim drite dhe jete duke rrezatuar proges e tërë kjo ndodhë largë atdheut. Lëkura prej punëtori varet diku në Evropë, diku në Amerikë, zemra jonë varet në ndonjë vend të pakuptimt, ku tik-taku rrahë në vendin ku ajo zemër u lind… në Kosovë!
Nuk e di për ju, por shpirti im është gjithmonë bosh, bosh deri  në nostalgji, dhe kur orët e netëve të vona janë aty shpiti im është bosh, ëndërrat e mija janë largë;
Unë zgjohem në mëngjes duke i dërguar një puthje Kosovës, e kur mbrëmja bie e dielli më s’ndriqon, unë i dërgoj një puthje tjetër Kosovës…Unë jam emigrant, unë ndërtoj jo me tulla, por unë çdo ditë mendoj per Kosovën time, per njerëzit që pash në ëndërr… i takoj çdo ditë njerëz që i desha. Miq  të mi ky është një mëngjes emigranti , një emigranti si Unë.
Kudo që jemi thoni se si ndiheni?!
Në atdhe na quajn të privilegjuar!
Në botë, na japin indiferencë…
që është më e mira, ose na përbuzin!
Unë miq të mi, dua vetëm një gozhdë, që të varrë shpirtin tim,
ngase dua ta ngulë atë gozhdë në Kosovë!

E ndoshta nesër do të jetë me mire?!  Por, sot Unë zgjohem me mëngjeset e një EMIGRANTI!

Teuta Mustafa