kontakto | gjuha/kieli:
Ballina > Mbrëmjet letrare

Mbrëmjet letrare


Mbrëmje letrare në Turku
07 mars.2006

Me rastin e 7 Marsit, Dites se mesuesit, Shkolles se pare shqipe dhe Epopese se Ushtrise Clirimtare te Kosoves, Shoqata Shqiptare ”Bashkimi” ne Turku te Finlandes, me 7 mars 2006/e marte/, mbajti Akademi Solemne, me nje program te pasur kulturo-argetues. Akademia solemne u mbajt ne Shtepine e te rinjeve ne adresen Pormestarinkatu  12 20750 ne lagjen Llauste, duke filluar nga ora 18.00.

Me kete rast ishin tubuar shume femije, nxenes, prinder dhe arsimtare. Ne fillim kryetari i Shoqates Shqiptare ”Bashkimi” ne Turku, z.Mexhit Sadiku, foli per rendesine e kremtave te marsit, Epopene se UCK-se, Diten e mesuesit dhe Shkolles se pare shqipe. Ndersa per historikun e Dites se mesuesit dhe Shkolles se pare shqipe, foli arsimtari Nexhmi Salihu. Grupi i recitatoreve te rinje, nxenes te cilet vijojne mesimin plotesues nga gjuha shqipe dhane recitalin ”Gjuha shqipe”.

Grupi muzikor nga qyteti Turku, ne perberje solist Nexhat Beqiri dhe Shkelzen Tahiri, si dhe instrumentalist Fatmir Beqiri dhe Fatos Salihu, te pranishmit ne salle i argetoi me muzike dhe kenge te zgjedhura, enkas per kete rast.