Njoftohet anëtarësia e Fondit humanitar për transportimin e kufomave në vendlindje, se afati për pagesën e anëtarsisë për vitin 2011 ka filluar nga 1.1.2011 dhe vazhdon deri më 28.2.2011, pagesat e bëra pas këtij afati konsiderohen të pavlefshme.
Anëtarsia paguhet 10,00 euro për anëtarë të familjes në vitin kalendarik pa marrë parasysh moshën.
Anëtar i Fondit mund të jetë cdo shqiptarë me vendbanim në Turku me rrethinë.
Pagesat bëhen në numrin e llogarisë bankare, të Fondit humanitar.
Këshilli i Fondit humanitar