Në organizim të Shoqatës YHDESSÄ-yhdistys ry dhe Unionit të shoqatave shumëkulturore Sondip ry, Shoqata Shqiptare ”Bashkimi” mbanë ditën e Kulturës Shqiptare, më 8 qerrshor 2010/e martë/, duke filluar nga ora 12.00 deri në 16.00.
Dita e kulturës Shqiptare do të mbahet në lokalet e Klubit të Shoqatës/YDESSÄ-yhdistys ry/ në adresën Pormestarinkatu 12 në lagjën Llauste. Në Programin e përgaditur për këtë rast do të flitet për Kulturën dhe Historinë Shqiptare, prezentohen pamje nga trojet shqiptare, punime dore të traditës, hidhen valle shqipe dhe ushqime tona tradicionale.
Në këtë manifestim i cili tani është bërë tradicional, përvec komunitetit tone pritet të marrin pjesë edhe shumë komunitete tjera dhe opinioni finlandez.
Mirësevini!
Kryesia e Shoqatës
”Bashkimi”Turku