kontakto | gjuha/kieli:
Ballina > Mirënjohja e Komunës së Turkut

"PERSONALITET I VITIT" i dhurohet Selim Selimit

Të shtunën me datën 9.2.2008 nën patronatin e Kuvendit komunal të qytetit të Turkut, u organizua një manifestim në Turun Linna, për nder të atyre qytetarëve që kanë marrë nënshtetësinë e Finlandës dhe janë me banim në Turku.
Në manifestim, përveç kryetarit të komunës z.Mikko Pukkinen dhe zyrtarëve tjerë të Kuvendit komunal dhe shumë mysafirëve, i pranishëm ishte edhe Ministri për Kulturë dhe Sport i Qeverisë së Finlandës z.Stefan Wallin. Me këtë rast, përveç fjalimit përshendetës së ministrit Wallin, në manifestim pati edhe program artistik, të shfaqur nga grupi i fëmijëve shqiptarë, të cilët të organizuar nga Shoqata Shqiptare“Bashkimi“paraqitën disa valle shqiptare, të cilat u mirëpriten me duartrokitje nga numri i madhe i pjesmarrësve në tubim. E veçanta e këtij tubimi, ishte shpërblimi i dy personaliteteve më të suksesshme për aktivitetin multietnik në Turku për vitin 2007, njëri nga radhët e finlandezëve dhe tjetri me prejardhje etnike të huaj. Komuna e Turkut ndanë këto mirnjohje për herë të tretë. Personaliteti i Vitit me prejardhje etnike të huaj u shpall z.Selim Selimi.

Kryetari i Komunës z.Mikko Pukkinen në fjalën e tij veçoi vetëm disa nga aktivitetet disa vjeçare të z. Selimi si p.sh. bashpunimi me institucionet e vendit,  integrimi jo vetëm të grupit të vet etnik, por në përgjithësi të të huajëve që jetojnë në qyetin e Turkut me rrethinë në shoqërinë ku jetojmë, organizimi dhe udhëheqja e projekteve me vite, angazhimi në Shoqata të ndryshme, udhëheqja e emisioneve në gjuhën amtare në radion Robin Hood, krijimi i lidhjeve të shumta të bashkpunimit mes grupeve të ndryshme, roli në Shoqatën Shqiptare „Bashkimi“, Yhdessä dhe Sondip.
Ndërsa, personaliteti i Vitit nga finlandezët u shpall puntorja e socialit zonja, Päivi Talvinen. Ajo, me kontributin e saj ka pasur rol kyç në organizimin e Shoqatave të grupeve të ndryshme etnike në Turku, ka ndikuar pozitivisht në integrimin e komuniteteve të huaja në shoqërinë finlandeze si dhe kontribuar në krijimin e rrjetit të bashkpunimit midis Shoqatave të ndryshme dhe institucioneve vendore.

Shoqata Shqiptare "Bashkimi" si dhe gjithë shqiptarët në Turku, ndiehen të nderuar për mirënjohjen e ndarë nga Komuna, për aktivistin dhe bashkatdhetarin z. Selim Selimi.
Selimi, me punën e tij të palodhur, njëherë si kryetar i Shoqatës, mandej disa vite si anëtar i kryesisë ka dhënë një kontribut madhor në rritjen dhe shtrirjen e aktivitetit të Shoqatës sonë në shumë drejtime. Sukses të jashzakonshëm në punën e tij ka arritur sidomos, përmes projekteve, që kanë vepruar dhe veprojnë në kuadër të Shoqatës "Bashkimi"

Shoqata falënderon z.Selimi dhe i dëshiron edhe më shumë suksese në të ardhmen, ngase sukseset e tij janë edhe suksese tona.


Në foto: (Mikko Pukkinen dhe Selim Selimi)