kontakto | gjuha/kieli:
Ballina > Shqiptarët në Turku

KREMTUAN PËR PAVARËSINË E KOSOVËS

Shoqata Shqiptare ”Bashkimi” në Turku të Finlandës, organizoi për anëtarët e vet dhe bashkatdhetarët në Turku me rrethinë, Kremtë të madhe në Një vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Kremta e sivjeme ishte me rëndësi të vecantë, sepse u shenua një vjetori i ëndërrës shekullore të gjithë shqiptarëve, krijimin e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran

Me këtë rast në sallën solemne Sigyn në Turun Konservatoria më 15 shkurt 2009, ishin tubuar numër i madh i bashkatdhetarëve me banim në Turku me rethinë , si dhe viset tjera të banuara me shqiptarë në Finlandë. Në Kremtën e madhe fjalën e rastit e mbajti Kryetari i Shoqatës z.Nexhmi Salihu. Në vazhdim nxënësit e mesimit shqip Grupi letrar ”Albulena” në përkujdesjen e arsimtarit Nexhmi Salihu u paraqitën me recital, vajzat nga lagja Varissuo, të përgaditura nga Melita Ahmeti dhe Fetije Jashari, shfaqën valle me motive shqiptare. Në programin artistik këngë folklorike solli këngëtari Leka nga Shkodra. Si edhe më parë në këtë kremtë u paraqitë edhe i riu Bujar Cimili. Të suksesshëm me këngë të bukura shqipe si edhe më parë ishin edhe ata të cilët vite me radhë e pasuruan jetën kulturore të shqiptarëve këtu në Turku dhe Finlandë, Nexhat Beqiri dhe Shkelzen Tahiri, solist të përcjellura nga Fatmir Beqiri. Moderatore e kësaj mbrëmje ishte e reja Edona Voca.

Këshilli për kulturë