Me rastin e 7 Marsit, Ditës së mësuesit, Shkollës së parë shqipe dhe Epopesë së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Shoqata Shqiptare ”Bashkimi” në Turku të Finlandës, më 6 mars 2009/e enjëtë/, mbajti Akademi Solemne, me një program të pasur kulturo-argëtues. Akademia solemne u mbajt në ndërtesën Majnumen në adresën Hintsankuja 4 në lagjën Varissuo duke filluar nga ora 18.00
Me këtë rast ishin tubuar shumë fëmijë, nxënës dhe prindër. Në fillim kryetari i Shoqatës Shqiptare ”Bashkimi” në Turku, z. Nexhmi Salihu, foli për historikun e Ditës së mësuesit dhe Shkollës së parë shqipe. Grupi letrar i të rinjëve ”Albulena” në përkujdesjen e arsimtarit Nexhmi Salihu u paraqitën me recital, derisa në vazhdim nxënës të cilët vijojnë mësimin plotësues nga gjuha shqipe morën pjesë në recitimet, të cilët me vemendje i vlerësoi juria.
Në pjesën artistike grupi i vajzave nga lagja Varissuo, të përgaditura nga Melita Ahmeti dhe Fetije Jashari, u paraqit me valle me motive shqiptare.
Grupi muzikor nga qyteti Turku, në përbërje solist Nexhat Beqiri dhe Shkelzen Tahiri, si dhe instrumentalist Fatmir Beqiri, të pranishmit në sallë i argëtoi me muzikë dhe këngë të zgjedhura, enkas për këtë rast.
Këshilli për Kulturë