Në Organizim të Shoqatës Shqiptare ”Bashkimi” në Turku, për anëtarët e Shoqatës dhe anëtarët e familjeve të tyre mbahet Mbrëmje festive, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Mbrëmja Festive mbahet më 17 shkurt 2011, nga ora 18.00, në lokalet e Shkollës fillore në lagjën Runosmäki, në adresën Piiparinpolku 19-21, 20360 Turku.
Anëtarët e Shoqatës ”Bashkimi” me bileta për hyrje gratis , të cilat do të kontrollohen në hyrje të sallës, mund të furnizohen në Klubin e Shoqatës në Pormestarinkatu 12, në lagjën Llauste, nga e mërkura deri të dielën nga ora 17.00 – 22.00.
Kryesia e Shoqatës ”Bashkimi” uron dhe përgëzon të gjithë anëtarët e vetë për Ditën e pavarësisë së Kosovës, si dhe të gjithë bashkatdhetarët në Turku,Finlandë dhe kudo që shqiptarët gjenden.
Mirësevini!
Kryesia e Shoqatës ”Bashkimi” Turku