kontakto | gjuha/kieli:
Ballina > Aktiviteti Sportiv

KREMTUAN PËR PAVARSINË E KOSOVËS

Shoqata Shqiptare ”Bashkimi” në Turku të Finlandës, organizoi për anëtarët e vetë në Turku me rrethinë, Kremtë në përvjetorin e dytë të Pavarësisë së Kosovës. Kremta e sivjeme ishte me rëndësi të vecantë, sepse u shenua dy- vjetori i ëndërrës shekullore të gjithë shqiptarëve, krijimin e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.

Me këtë rast në sallën e Shkollës fillore në lagjën Runösmäki më 17 shkurt 2010, ishin tubuar numër i madh i anëtarëve të Shoqatës ”Bashkimi” dhe familjet e tyre me banim në Turku me rethinë. Në Kremtën e madhe fjalën e rastit e mbajti Kryetari i Shoqatës Nexhmi Salihu. Në vazhdim nxënësit e mesimit shqip Grupi letrar ”Albulena” në përkujdesjen e arsimtarit Nexhmi Salihu u paraqitën me recital, vajzat nga lagja Varissuo dhe Runösmäki, shfaqën valle me motive shqiptare, nxënëse këto të mësimit shqip. Në programin artistik me këngë morën pjesë motrat Leku, si dhe i riu Bujar Cimili dhe e reja Arbnora Tahiri.

Të suksesshëm me këngë të bukura shqipe si edhe më parë ishin edhe ata të cilët vite me radhë e pasuruan jetën kulturore të shqiptarëve këtu në Turku dhe Finlandë, Shkelzen Tahiri, solist i përcjellura nga Fatmir Beqiri, derisa nga Helsinki enkas për këtë mbrëmje me Grupin muzikor nga Turku ishte edhe Xhavit Abazi.

Këshilli për kulturë