kontakto | gjuha/kieli:
Ballina > Aktiviteti Kulturorë

Aktiviteti Kulturorë

Aktiviteti kulturor, shtylle kryesore e veprimtarise se Shoqates!

Kah mesi i viteve te 90-ta, numri i shqiptareve me banim ne Finlande, sa vinte e shtohej ne qytetin e Turkut. Duke, pare nevojen, per nje organizim me te mire te bashatdhetareve, me iniciativen e nje numri te aktivisteve, ne pranveren e vitit 1998, u themelua Shoqata Shqiptare me emrin Bashkimi.
Detyre primare per fillim, Shoqata kishte tubimin e bashkatdhetareve , kontaktet me ta, shqyrtimin e mundesive per nje organizim me te mire, shtimin e bashkepunimit me Shoqatat tjera shqiptare si ne Filande, ashtu edhe jashte saj.
Por, mbi te gjitha, detyre e te gjitha detyrave, para Shoqates u shtrua ceshtja e ruajtjes se gjuhes, kultures, tradites dhe identitetit kombetar tek shqiptaret me banim ne Turku, e sidomos kjo ceshtje madhore, kishte te bente me gjeneratat e reja dhe femijet qe kishin linddur ne Finlande.
Per, kete arsye Shoqata Shqiptare ”Bashkimi”, prej themelimit e gjere me sot, ka organizuar takime te shumeta kulturore, manifestime te ndryshme, ne perkujtim te ngjarjeve me te rendsishme te historise sone te begatshme si p.sh. Diten e shkolles shqipe, Epopene e UCK-se, 28 Nentorin Diten e Pavaresise se Shqiperise (Diten e Flamurit) etj. Per, ndere te ketyre ngjarjeve jane organizuar, gara ne Kuizin e diturise me nxenesit shqiptare, mbremje letrare me recitatore te rinj si dhe gara te ndryshme sportive, ku gjithmone kane qene pjesmarres numer shume i madh, jo vetem i anetareve te Shoqates, por edhe i bashkatdhetareve te tjere.
Rol, te rendesishem ne ruajtjen e kultures dhe identitetit kombetar ka luajtur edhe organizimi i mbremjeve te shpeshta muzikore, ku me kengen burimore shqiptare jane argetuar te rinjte jo vetem nga Turku, por edhe nga qytete tjera te Finlandes. Per, gjithe kete aktivitet te shumellojshem kulturor, sukset dhe falenderimet shkojne tek grupi muzikor ”Kosovaret” grup ky, qe funksionon ne kuader te Shoqates. Gjitashtu, rol te pashlyeshem ne ruajtjen dhe kultivimin e gjuhes shqipe ka luajtur edhe mesimi plotesuses ne gjuhen amtare dhe puna e palodhshme e mesuesit shqiptar.
Per te paraqitur begatine tone kulturore, Shoqata Shqiptare ”Bashkimi” ka organizuar takime dhe mbremje te ndryshme, me karakter kulturor, per finlandez dhe komunitete te tjera qe jetojne ne Finlande si p.sh. mbremje muzikore, me kenge burimore nga folklori yne, pjesmarrja ne Panairin e librit, i organizuar ne Turku, per disa here me radhe, ku pervec literatures jane paraqitur edhe fotografi arkeologjike dhe te bukurise natyrore nga trevat shqiptare, pune dore, si dhe ushqime te ndryshme nga tradita jone.
Suksesin me te madh, ne kete drejtim Shoqata ka arritur me organizimin e Ekspozites, me tematike nga kultura, ku permes fotografive dhe eksponateve te ndryshme paraqiten pjese nga tradita dhe menyra e jeteses nder shqiptare gjate shekujve te ndryshem.
Per, ruajtjen e identitetit, gjuhes dhe kultures, si ceshtje me rendesi kombetare, per ne shqiptaret qe jetojme ne Turku, Shoqata eshte e pajisur edhe me nje bibloteke me literature ne gjuhen shqipe dhe me nje numer te madh te veshjeve kombetare dhe mjeteve muzikore. Po, per kete qellim, ne lokalet e Shoqates eshte i instaluar rrjeti i internetit, prej nga te interesuarit mund te lexojne literature nga me te ndryshmet ne gjuhen shqipe. Gjithashtu, edhe televizoini satelitor, me programet nga vendlindja, eshte ne disponim te anetareve dhe bashkatdhetareve tane, ne lokalin e Shoqates. Doemos, duhet permendur edhe radion lokale ”Robin Hood”, permes valeve te se ciles, per vite te tera degjohet zeri dhe kenga shqip.
Vlen te theksohet, se ne kuader te Shoqates ja organizuar edhe promovime librash, takime me profesore nga Prishtina dhe perfaqesues te Ministrise se arsimit shkences dhe teknologjise. Pra, kur kemi parasysh rendesine e ruajtjes se identitetit kombetar, mund te thuhet se Shoqata Shqiptare ”Bashkimi” ka luajtur nje rol te madh ne kete drejtim. Mbetet, qe edhe ne te ardhmen, seksioni kulturor te mbetet shtylla dhe detyra kryesore e aktivitetit dhe veprimtarise se kesaj Shoqate.