Projekti JETA
2005 - 2008
Shoqata Shqiptare Bashkimi ushtron veprimtari të ndryshme e në vecanti veprimtari për integrimin sa më të plotë në shoqërin finlandeze.
Në vitin 2004 është bërë kërkesë në institucionin e TE-Keskus (Fuqia puntore dhe qendra e veprimtarive) e cila ka mbështetur me financim këtë projekt të dedikuar për punëkërkuesit shqiptar.
Projekti JETA ka filluar punën me 2.5.2005
Qëllimi i projektit është të ju ofroj punë dhe forma të tjera të punesimit, shkollimit , motivimit dhe aktivizimit për të gjithë ata të cilët janë punëkërkus në zyren e punës si klient për një kohë të gjatë, posaqërisht projekti ju ofron shërbimet e veta këtyre dy grup moshave :
Të rinjët nga 17-24 vjec, atyre mbi 45 vjec si dhe atyre amviseve të cila janë një kohë të gjatë të pa angazhuara në tregun e punës e që nuk janë të përgaditura për pjesëmarrje të mirëfillt në procesin e shkollimit.
Synimi kryesor i veprimtarisë është tërsisht i drejtuar në krijimin e kushteve sa më të mira që do të ngrisin intersimin dhe motivimin në drejtim të shkollimit dhe të informimit si formë kryesor e një pjësemarrje sa më të plotë në tregun e punës.
Projekti "JETA" ofron këto sherbime:
- Shkollime
- Udhëzime
- Këshillime
- Tubime informative me tema të ndryshme
- Shvrbimet nv internet
- Njoftime për gjendjenë në tregun e punës
- Bashkëpunimi me institucione të ndryshme ( zyra të punës shkolla, dhe punëdhënse)
Projekti JETA zhvillonë aktivitë pune në dy vende në qytetin e Turkut nv lagjet:
Lauste në adresen Pormestarinkatu 12 , 20750 TURKU,
dhe në Varissuo në Hintsankuja 4, 20610 TURKU.
Koordinator i Projektit JETA është Nysret Beka, ndërsa punetore e Projektit Melita Ahmeti.
Mund të kontaktoni në tel. + 358 400 543 059
e-mail:
bekanys@bashkimi-ry.fi