Aktiviteti informativ ne Shoqaten Shqiptare "Bashkimi" ne Turku, ka filluar me themelimin e Shoqates ne vitin 1998. Nje prej aktiviteteve me rendesi ne punen e Shoqates ishte edhe ai i Keshillit per informim. Informimi ne Shoqaten "Bashkimi" ka qene ne faza te ndryshme ne forma te ndryshme. Ne fillim ai u zhvillua ne tubimet informative te anetareve te Shoqates dhe bashkatdhetareve, si forma te drejtperdrejta te informimit. Ne vitin 2000 per here te pare me punen e Keshillit per informim, Shoqata Shqiptare "Bashkimi" nxorri kater numra te revistes "Bashkimi". Kjo reviste u pranua mire nga anetaret e Shoqates dhe bashkatdhetaret, ne te cilen u trajtuan tema nga me te ndryshmet.
Me fillimin e punes se Klubit te Shoqates, u krijua edhe nje forme e mire informimi te anetareve dhe bashkatdhetareve. Ne tabelen e shpalljeve ne Klubin e Shoqates vazhdimisht gjenden te gjitha ngjarjet me rendesi nga te gjitha aktivitetet dhe te ndryshme. Ketu anetaret e Shoqates dhe bashkatdhetaret informohen nga e merkura deri te dielen nga ora 17.00 deri ne 22.00, por te interesuarit me ngjarjet me rendesi mund te informohen edhe cdo dite pune nga ora 9.00 deri ne 16.00, ne kohen kur zhvillohet veprimtaria e Projekteve URA dhe JETA, ne kuader te te cilave edhe mbahen mbemjet informative.
Ne vitin 2000 ne Radio Robin Hood ne Turku te Finlandes, ne organizim te Keshillit per informim ne Shoqaten "Bashkimi" filloi programi ne gjuhen shqipe "Zeri i Vendlindjes", cdo te hene nga ora 16.30 deri ne 17.00 ne valet FM 91.5 MHz. Ishte kjo nje ngjarje me rendesi ne lemin e informimit ne Shoqaten "Bashkimi" per anetaret e Shoqates dhe bashkatdhetaret me banim ne Turku me rrethine. Ne program trajtoheshin tema nga me te ndryshmet. Informacione nga vendlindja dhe Finlanda, si dhe vete jeta e bashkatdhetareve. Me punen e mire dhe besimin e fituar, si dhe degjueshmerine, nga Radio u fitua edhe nje ore transmetim cdo te diele. Keshtu nga viti 2002 filloi transmetimi i Programit "Pershendetje dhe Urime", i pari i ketij lloji ne gjuhen shqipe ne Turku dhe Finlande. Ishte kjo edhe nje fitore per Shoqaten ”Bashkimi” anetaret e saj dhe bashkatdhetaret me banim ne Turku dhe rrethine.
Veprimtaria informative ne Shoqaten Shqiptare "Bashkimi" ne Turku, ne vitin 2005, fitoi edhe nje shtylle te rendesishme informimi, web-faqen ne interent. www.bashkimi-ry.fi . Kjo tani eshte nje mjet i forte informimi, ku jane te pasqyruara dhe me kohe te paraqitura te gjitha aktivitetet te cilat i zhvillon Shoqata Shqiptare "Bashkimi" ne Turku, si dhe aktivitetet te cilat jane me rendesi te vecante per anetaret e Shoqates dhe bashkatdhetaret me banim ne Turku dhe Finlande.
Keshilli per informim ne
Shoqaten "Bashkimi