SHOQATA SHQIPTARE ”BASHKIMI” ne Turku qe nga themelimi i saj ka bere shume aksione, per grumbullimin e mjeteve finaciare dhe materiale per ceshtje humanitare, si raste konkrete: per fondin e tre perqindeshit, aksion ne ndihme minatorve , fondin vendlindja therret e shume aksione te tjera humanitare.
Me inciative te anetareve te Shoqates dhe shume bashkatdhetareve me banim ne Turku me rrethine, si dhe kerkeses se paraqitur vite me radhe, ne kuvendin e Shoqates Shqiptare Bashkimi te mbajtur ne shtator 2003 eshte marre vendim per themelimin e Fondit humanitar per ndihme familjeve ne rast vdekje per transportimin e kufomave ne vendlindje.