2008 – 2010
Projekti është financuar nga ndihma e politikës së punësimit/Qendra zhvillimore –Departamenti i punësimit
Synimet e projektit janë ndihma dy grupmoshave për cështje shkollimi dhe punësimi. Grupmosha e parë janë ata punëkërkues të cilët një kohë të gjatë janë të pa punë dhe në një mënyrë janë më larg tregut të lirë të punës. Grupmosha e dytë janë punëkërkuesit të cilët janë më afër tregut të lirë të punës, ata të cilët kanë qenë më aktiv në cështje shkollimi dhe punësimi. Projekti synon të gjejë forma veprimi për të dy grupmoshat për ngritjen dhe përmirësimin e aftësive për konkurencë në tregun e lire të punës. DEGA – projekti mbështet punëkërkuesit nga Zyra për punë dhe Qendra shërbyese e fuqisë punëtore në Turku, ku për momentin gjenden mbi 200 punëkërkues shqiptar.
Qëllimet e Projektit janë motivimi, shkollimi dhe punësimi. Në veprimtarinë e vet Projekti DEGA ofronë punësim, vende për ushtrim pune, këshillime, udhëzime, mbështetje, informim, si dhe kontakte me punëdhëns, e tërë kjo për shkollim dhe punësim sa më të mirë.
Për veprimtarinë e Projektit DEGA në vazhdimsi mund të informoheni në sistemin e informimit i cili vepron në kuadër të Projektit, Programet në Radio Robin Hood cdo të hënë ora 16.30-17.00 si dhe cdo të dielë 17.00-18.00 ritransmetimet cdo të hënë 7.30-8.30 dhe 17.00-18.00, web-faqen: www.bashkimi-ry.fi dhe Dhomat e aktiviteteve në lagjën Llauste Pormestarinkatu 12 dhe Hintsankuja 4 në lagjën Varissuo.
Për realizimin sa më të mirë të veprimtarisë Projekti DEGA bashkëpunon ngusht me Zyrën për punë dhe Qendrën shërbyese të fuqisë punëtore në Turku, Qendrat e shkollimit për të rritur në Turku dhe Raisio, Qytetin Turku, punëdhënës, si dhe shumë projekte dhe shoqata tjera të cilat merren me punën e emigrantëve.
Koordinator i Projektit,
Nysret Beka, tel. 0400 – 543 059
e-maili: bekanys@bashkimi-ry.fi
Drejtues i veprimtarisë,
Selim Selimi, tel. 0400 684 257
e-maili: selimi57@bashkimi-ry.fi
Adresa:
Shoqata Shqiptare ”Bashkimi”
Pormestarinkatu 12, 20750 Turku
Hintsankuja 4, 20610 Turku
e-maili: bashkimi@bashkimi-ry.fi
web-faqja: www.bashkimi-ry.fi