Me rastin e Ditës së Flamurit në Turku
U MBAJT KUIZI I DITURISË
| 03.12.2007 - informim
Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, Shkolla shqipe – mësimi i gjuhës amtare me ndihmën e Shoqatës Shqiptare "Bashkimi" në Turku, organizoi mbajtjen e Kuizit të diturisë. Tema e Kuizit të sivjem ishte nga Historia kombëtare.
Kuizi u mbajt më 26 nëntor 2007, në lokalet e Shoqatës Shqiptare "Bashkimi" në adresën Pormestarinkatu 12 në lagjën Llauste në Turku.
Në mbrëmjen finale mori pjesë një numër i madh nxënësish të moshave të ndryshme.
Të gjithë nxënësit të cilët morën pjesë në Kuiz u shpërblyen me dhurata modeste, derisa tri vendet e para me shpërblime të vecanta. Vendin e parë e zuri nxënësi Osman Tmava, të dytin Adrian Sadiku dhe vendi i tretë i takoi Egzonë Bekës.
Shkolla shqipe – mësimi amtar
Me rastin e 28 Nëntorit
KUIZ DITURIE
| 16.11.2007 - informim
Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, Shkolla shqipe – mësimi i gjuhës amtare në Turku, në përkujdesjen e arsimtarit Nexhmi Salihu, organizon mbajtjen e Kuizit të diturisë. Tema e Kuizit të sivjem, i cili mbahet nën patronatin e Shoqatës Shqiptare ”Bashkimi” është nga Historia kombëtare.
Kuizi mbahet më 26 Nëntor 2007/ e hënë/, duke filluar nga ora 17.00 në lokalet e Klubit të Shoqatës Shqiptare ”Bashkimi” në adresën Pormestarinkatu 12, 20750 Turku/lagja Llauste/. Në Mbrëmjen finale pritet të marrin pjesë një numër i madh nxënësish të moshave të ndryshme.
Të gjithë nxënësit do të shpërblehen me dhurata modeste, derisa tri vendet e para me shpërbilme të vecanta.
Shkolla shqipe - Turku
N J O F T I M
| 07.11.2007 - informim
Njoftohen anëtarët e Shoqatës Shqiptare "Bashkimi" dhe bashkatdhetarët me banim në Turku me rrethinë, se Manifestimi me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit këtë vit, mbahet më 27 nëntor 2007/e martë/ nga ora 18.00.
Kremta me rastin e Ditës së Flamurit mbahet në adresën Linnankatu 60 20100 Turku, në sallën Sigyn/ atje ku edhe vitin e kaluar kemi kremtuar/.
Kryesia e Shoqatës Shqiptare "Bashkimi" në Turku të Finlandës, përgëzon anëtarët e vet dhe bashkatdhetarët në Turku, Finlandë, trojet etnike dhe kudo që shqiptarët gjenden, për Festën e Flamurit dhe ftonë të marrin pjesë në Akademin solemne të organizuar me këtë rast në Turku.
Gëzuar Festën !
Kryesia e Shoqatës